Top News-Pas vdekjes në punë të një 19-vjeçari/Lihen në burg 3 të arrestuarit në Durrës

preview_player
Показать описание
Arrest në burg pa afat për 3 të arrestuarit për shkelje të rregullave në punë. Gjykata ka lënë në qeli tre punonjësit e arrestuar për aksidentin tragjik që i mori jetën 19-vjeçarit, në portin detar të Durrësit.
Ndërsa hetimet vijojnë, në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrrës është zhvilluar, një ditë më parë, seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tre personave të arrestuar pas aksidentit të rëndë që ndodhi në terminalin e kontenierëve, gjatë të cilit u godit rëndë dhe humbi jetën i riu Rufan Belshaku nga Berati.
Ai ndodhej në terminal në momentin kur u godit nga mekanizmi që përdoret për stivimin e konteinerëve në terminal.
Pas veprimeve të para hetimore policia arrestoi shtetasit Nazmi Varaku, 64 vjecc, manovrator i makinerisë nga e cila u godit për vdekje 19-vjeçari, Rendi Biçaku 27 vjecc me detyrë përgjegjës turni në firmën e përpunimit të kontenierëve në port, dhe Bledar Troplini, 42 vjeç me detyrë kryemekanik i ofiçinës.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, pasdrekën e së premtes u aksidentua me pasojë vdekjen i riu Belshaku.
Gjyqtari i çështjes vleftësoi si të ligjshëm arrestimin e tyre dhe caktoi "arrest në burg" për të tre punonjësit e firmës së përpunimit të kontenierëve në port.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Gjykata#Durrës##TopChannel
Рекомендации по теме