Top News - Vrasja tronditëse e 18 vjeçares / U rrah për vdekje, pritet raporti i autopsisë

preview_player
Показать описание
U rrah, u keqtrajtua dhe u la para dyerve të spitalit në Ferizaj. Vrasja e 18 vjecares Marigona Osmani, tronditi opinionin publik në kosovë dhe jo vetëm. Të martën, të resë iu dha lamtumira e fundit ndërkohë që mediat kosovare, sjellin detaje të reja mbi ngjarjen, të dala këto nga certifikata e autopsisë që i është dorëzuar familjes.
Mjekët ligjorë kanë dalë në përfundimin se 18 vjecarja ka pësuar traumë të shumëfishtë, me disa gjymtyrë të thyera, cka edhe ka cuar në vdekjen e saj.
Megjithatë, pas përfundimit të analizave laboratorike pritet të dalë raporti i plotë autopsisë që do të tregojë shkakun e saktë të vdekjes.
E reja u vra nga partneri i saj Dardan Krivaqa, i cili mendonte se 18-vjeçarja e tradhtonte me djalin e dajës së tij. Për pasojë, mbrëmjen e 22 gushtit, ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës e më pas e ka goditur fizikisht. Dhuna ka vazhduar edhe një ditë më pas, kur në ndihmë të aktit makabër, Krivaqës i ka ardhur shoku i tij, Arbër Sejdiu. Dyshohet se pasi e ndjera ka ndërruar jetë, të dy e kanë marrë trupin e saj dhe e kanë lënë para spitalit të Ferizajt. Ndaj Dardan Krivaqës u mor masa e sigurisë, paraburgim për një muaj, ndërkohë që Prokuroria vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Vrasja#MarigonaOsmani#TopChannel
Рекомендации по теме