Top News - Pas vdekjes së Prigozhin, Afrika në udhëkryq / Rusia dhe perëndimi lakmojnë nëntokën

preview_player
Показать описание
Vdekja e shefit të grupit mercenar Vagner ngre pikëpyetje të shumta lidhur me mënyrën se si Rusia do të projektojë ndikim e saj në Afrikë. Qeveritë afrikane do të vlerësojnë se çfarë do të thotë konkurrenca e Rusisë me perëndimin dhe ambiciet e Moskës në Afrikë në një kohë kur nëntoka e kontinentit të naftës, gazit dhe mineraleve të rralla është më e lakmuar se kurrë.
Dislokimi i parë i Vagner në Afrikë ishte në vitin 2018, kur dërgoi trajnerë dhe njësi luftarake në Republikën e Afrikës Qendrore, duke u bërë përfundimisht i domosdoshëm për presidentin e atij vendi dhe përpjekjet e tij për të shmangur forcat rebele. Në këmbim, grupit mercenar, i cili u akuzua për kryerjen e mizorive në vend, iu dha akses në miniera.
Gjatë viteve të fundit, Vagner ka ofruar shërbime për mbrojtjen e naftës dhe mbështetje ushtarake për kryekomandantin libian Khalifa Haftar , i cili e futi vendin e tij në trazira përsëri në vitin 2019 kur u përpoq të pushtonte kryeqytetin, Tripoli. Grupi ka mbështetur gjithashtu një fraksion paraushtarak të ushtrisë sudane që vrau protestuesit pro-demokracisë në vitin 2019, kapi minierat e arit dhe filloi një luftë civile këtë vit.
Nëse Vagner ka krijuar më shumë pasiguri në një rajon, atëherë kjo i ka shërbyer një objektivi më të lartë për Moskën. Rusia ka kërkuar të destabilizojë dhe të godasë interesat perëndimore në Sahel. Para se të vdiste Prigozhin, Ëagner po negociante një marrëdhënie të mundshme me gjeneralët në Niger, të cilët morrën pushtetin në korrik. Grushti i shtetit atje ishte një goditje e madhe për ushtrinë francize.
Për të gjitha këto arsye, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov u shpreh pak ditë pas rebelimit të Prighozin, se ai priste që puna e Ëagner në Afrikë të vazhdonte në një formë ose në një tjetër. Por me largimin e Prigozhin, është e paqartë se cila do të jetë saktësisht e ardhmja për Ëagner. Pavarësisht kësaj, Moska do të gjejë një mënyrë për të vazhduar lojën në Afrikë.
Megjithatë, qeveritë perëndimore duhet të përpiqen të përfitojnë nga fakti se Putini dhe gjeneralët e tij në mes të luftës në Ukrainë, mund të mos jenë në gjendje të arrijnë atë që Ëagner ishte në gjendje të bënte në Afrikë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Prigozhin#Afrike
Рекомендации по теме