Top News- Pas vdekjes së fëmijës në kopësht/ Fier, gjykata jep 30 ditë burg për edukatoren

preview_player
Показать описание
Gjykata e Fierit ka caktuar 30 ditë burg për Redina Binjakun, e cila punonte si edukatore në kopshtin ku humbi jetë fëmija 3-vjeçar. 27-vjeçarja cilësohet si personi përgjegjës për sigurinë e fëmijës. Ajo akuzohet nga Prokuroria e Fierit për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Në përfundim të seancës gjyqësore, gjyqtari Konomi vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” 30 ditë për Binjakun.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 7 janarit ku një fëmijë 3 vjeç humbi jetën në një kopsht privat në Fier. Sipas informacioneve, ai u mbyt në varësen ku po tentonte të merrtë xhupin, bazuar kjo në deklaratën e edukatoreve. Ambienti në të cilin u regjitrua ngjarja është I survejuar me kamera sigurie, por institucioni arsimor në fjalë, ka mohuar se to të kenë qenë të aktiviuara. Ky fakt ka shkaktuar dhe përplasje mes familjarëve të viktimës dhe përfaqësuesve të kopshtit.
Sipas asaj çka familjarët kanë deklaruar, klasat janë të mbipopulluara nga fëmijet, duke shtuar edhe më tej dyshimet se ngjarja tragjike ka ardhur si pasojë e neglizhencës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Fier#Gjykata#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Tu djegt shpirti ne xhehenem ty dhe atij pleres te pameshirshme qe te ka dhene denimin Allahu ua djegt shpirtin ne zjarrin e xhehenemit ju qe keni pasur dore te gjitheve nje dite te bardhe mos e pafshi me kurr

ersilamyrtaj