Top News-2 mijë euro për një vend pune…!/SPAK çon në gjyq ish-zëvendësministren Rovena Voda

preview_player
Показать описание
Sipas SPAK Rovena Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Këto përfitime janë marrë nga Voda që të ndikonte tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë të pandehurën Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Voda ra në rrjetat e SPAK pas përgjimit të një grupi trafikantësh drogë, që më herët dërgoi në qeli edhe prokurorin Edmond Karriqi, I cili ndryshoi masën e sigurisë ndaj disa të rinjve në Kukës për 2 mijë euro.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.
Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", ndërsa i janë dërguar këtë të enjte Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për gjykim.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#RovenaVoda#SPAK#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Perpara spak e vetmja shpres e shqiptarve

michelevicardi
Автор

Mir qe arestohet po burg per keta nuk ka

vladimirdemolli