Top News-Mesazhi shokues i eurodeputetit/Fyen pas vdekjes presidentin Davide Sassoli

preview_player
Показать описание
Ndarjet nga jeta të një personi të afërt, mik, familjar apo bashkëpunëtor, gjithnjë lë pas dhimbje dhe shkakton një gjendje trishtimi.
Pas ndarjes nga jeta të Davide Sassolit, presidentit të Parlamentit Europian, mesazhet ngushëlluese ishin të shumta, por ajo që ka lënë pa fjalë të gjithë ka qenë reagimi i një eurodeputeti.
Nikolaus Fest, eurodeputeti I grupit të ekstremit të djathtë gjerman, AFD ka shprehur gëzimin e tij për vdekjen e David Sassolit.
‘Më në fund ky bastard iku’.
Ky është mesazhi që ai ka shkruar në Ëhatss App dhe që mediat gjermane pretendojnë se kanë fotografi të tij.
Fest e cilësoi Sassolin si një anti-demokrat, një turp për çdo ide parlamentare. Lideri i partisë, Jorg Meuten, u distancua nga deklaratat e Fest. Ai u shpreh se fjalë të tilla për një koleg i cili sapo është ndarë nga jeta janë të neveritshme dhe të pafalshme.
Por Fest jo vetëm që nuk përgënjeshtron mesazhin e shkruar, dhe as nuk kërkon falje, por shkon dhe më tej. Në faqen e tij të Facebook ai akuzon Sassolin se ka mbuluar mashtrime dhe skandale të disa eurodeputetëve.
Madje eurodeputeti gjerman këmbëngul se problemi nuk është mesazhi i tij por fakti që është bërë publik, pasi biseda ishte private.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Davide#Sassoli#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Waaaa paska edhe ne bote keshtu...sa per biseden dihej qe ishte private..se ne publike e ka lavderuar sa per sy e faqe

elial