Top News-Putin ka punë! Do mungojë në funeral/’Hakmarrja’ e presidentit rus për paraardhësin liberal

preview_player
Показать описание
Vladimir Putin duket se do ti mohojë Mikhail Gorbacovit funeralin shtetëror që i është dhënë presidentëve të tjerë rusë dhe as nuk do të marrë pjesë në ceremoni. Zëdhënësi i tij, tha të enjten se Presidenti nuk do të marrë pjesë në funeralin e Gorbacov për shkak të axhendës së zënë të tij. “Ceremonia e lamtumirës dhe funerali do të mbahen më 3 shtator, por fatkeqësisht axhenda e presidentit nuk do ta lejojë atë të marrë pjesë”, tha Dmitry Peskov. Ai shtoi sidoqoftë se Putin kishte nderuar gorbacovin në spital ku edhe ai u nda nga jeta të martën. Televizioni shtetëror rus, tregoi Putinin që vendoste një tufë me trëndafila të kuq mbi arkivolin e hapur të Gorbacovit në një sallë të madhe të zbrazët, para se të ndalej për një minutë heshtje.
Ceremonia e varrimit të Gorbacov do të mbahet të shtunën në hollin e kolonave në Moskë, që historikisht është përdorur për shërbime funerale për zyrtarët e lartë, përfshirë Jozef Stalinin në 1953. Po atë ditë, Gorbacov do të varroset në varrezën Novodevichi në Moskë, pranë bashkëshortes së tij Raisa që u nda nga jeta në 1999. Peskov tha se do të ketë elementë të një funerali shtetëror për Gorbacovin, përfshirë një rojë nderi dhe se ceremonia do të organizohet me ndihmën e shtetit. Por nuk do të jetë sidoqoftë një ceremoni e plotë shtetërore. Në fakt, Vladimir Putin duket se e ka urryer Gorbacovin për shkak se ai coi në shpërbërjen e bashkimit sovjetik dhe krijoi lidhje të ngushta me liderët perëndimorë. Edhe në reagimin e parë pas vdekjes së tij, kremlini nuk mundi ta fshehë këtë ndjenjë...”Ai sinqerisht donte të besonte se lufta e ftohtë do të përfundonte dhe se do të fillonte një periudhë romance të përjetshme mes bashkimit të ri sovjetik dhe perëndimit. Ky romanticizëm rezultoi të ishte i gabuar dhe kundërshtarët tanë e treguan veten...” tha zëdhënësi i Kremlinit...

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Putin#Gorbacov#TopChannel
Рекомендации по теме