Top News- Në Shqipëri, ja rruga e ‘vdekjes’/ Segmenti që ka marrë shumë jetë njerëzish

preview_player
Показать описание
Lezha është padyshim qarku me numrin më të madh të aksidenteve rrugore për vitin kalendarik 2021. Nga shifrat e përpunuara, bie në sy numri i madh i atyre me pasoja të rënda deri në humbje jete. Akset rrugore më të përgjakura janë padyshim ato Milot-Rrëshen, Lezhë-Shkodër, Lezhë-Tiranë,si dhe rruga e Tales. Aksidentet me pasojë vdekjen në këtë qark kanë nisur që në muajin e parë të vitit, madje dhe në dhjetor ku humbën jetën bab e bir.
Ndër akset e sipërpërmendura, ajo e cila për shoferët konsiderohet “ rruga e vdekjes” është Milot-Rrëshen. Dhjetëra aksidente të regjistruara, pjesa më e madhe të shoqëruara me humbje jetësh. Çfarë e bën këtë rrugë kaq të frikshme? Pse shoferët “dorëzohen” para saj aq sa humbasin dhe jetën?!
Nga konstatimet që bëhen në vendngjarje në rrast aksidentesh, shkaku kryesor mbeten mnovrat e gabuara të drejtuesve të mjeteve. Pjesa më e madhe e tyre me shpejtësi mbi normat apo të dehur në timon. Sipas ekspertëve, vetë aksi është jashtë standardit, kjo pasi pikë së pari,pasi ajo nuk ka ndriçim. Ndër të tjera korsitë për të dyja senset janë të ngushta, sinjalistikat anësore mungojnë duke u kthyer në problem në errësirë.
Aksidentet më të shpeshta me vdekje në këtë rrugë kanë qenë ato me përplasje të fortë mes mjeteve, si dhe ato ku kanë humbur jetën këmbësorët. Ndër ngjarjet më trgjike rrugore janë, në 14 janar 4 persona humbën jetën pas një përplasje mes kamionit dhe makinës, më 27 dhjetor bab e bir mbetën viktima nga aksidenti në po këtë aks, më 22 dhjetor poashtu një person nuk I mbijetoi dot përplasjes. Ka dhe shumë raste të tjera, të cilat konfirmojnë se Milot-Rrëshen mbetet rruga më vrastare në Shqipëri.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Rruga#Vdekjes#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Fushe Kruje - Lezhe eshte rruga qe ka hanger me shume jete njerzish ne Shqiperi

Seba-ovlf