Top News-Kontratat e vdekjes dhe shqiptarët!/Atentatet po vrasin avokatë, biznesmenë e boksierë

preview_player
Показать описание
Haris Kontogiorgis ishte boksieri grek I cili u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në Greqi, ndërsa po futej në palestër. Sipas mediave greke, vrasja e tij ka qenë e paralajmëruar. Policia greke ka bërë me dije se vrasja lidhet me veprimin e një bande grabitje greko shqiptare që gjatë muajve të fundit ka goditur disa zona. Për arsye të ndryshme lufta e interesave në krimin e organizuar do të rifillojë nga kriminelët grekë në Atikë, që numëron rreth 18 viktima që nga viti 2017. Kjo, pa marrë parasysh ngjarjet kriminale në Zakynthos dhe pjesë të tjera të vendit apo mes anëtarëve të mafies shqiptare. Deri më tani besohet se vrasja e boksierit grek lidhet me atë të kriminelit 58 vjecar me pseudionimin “Kefalas” majin e kaluar. Boksieri shqiptar mendohet se po e ndihmote 58 vjecarin në disa punë të ndryshme, ku ky I fundit e thërriste shqiptarin ‘Nip’. Nga se bëhet me dije nga mediat greke, boksieri ka qenë pranë skenës së vrasjes së 58 vjecarit në Metamorfosi. Autoritetet greke mblodhën informacione se “kontrata e vdekjes” në maj kishte lidhje me kriminelët grekë e kryesisht me shqiptarë. Gjithsësi, mbetet e paraqtë roli I boksierit në vrasjen e 58 vjecarit, Kefalas. Sipas informacioneve, policia kishte informacione se persona të tjerë që kishin kontakte me 58-vjeçarin e vrarë, por edhe kriminelë që synonin zonën e Atikës verilindore, do të tentonin të vrisnin “nipin” apo persona të tjerë. Frika dhe vlerësimet e policies, fatkeqësisht u verifikuan mbrëmjen e kaluar.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Atentatet#Greqi#TopChannel
Рекомендации по теме