Top News - Dy protokolle pas vdekjes së Mbretëreshës/Çfarë pritet të ndodhë në ditën e parë të zisë

preview_player
Показать описание
Më frazën “Ura e Londrës Ra”, Pallati Buckingham dha pasditen e së enjtes njoftimin e trishtë të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Nga ky moment nisi zbatimi i dy protokolleve, njëri i quajtur “London Bridge”, dhe tjetrit Unicorn.
Të premten nis një procedurë e përpiktë, e përpiluar fillimisht në vitin 1960 dhe përditësuar vit pas viti, që përfundon vetëm me funeralin shtetëror, pas 10 ditëve të zisë kombëtare.
Mbreti i Ri në ditën e parë do të ketë një takim me Kryeministren Liz Truss në Buckingham Palace. Në mbrëmje parlamenti do të mblidhet dhe anëtarët e tij do të mbajnë homazhe për mbretëreshën. Në mesditë këmbanat do të bien në Abacinë Ëestminster, Katedralen e Shën Palit dhe Kështjellën Ëinsdor. Më pas do të ketë të shtëna me top në Hyde Park dhe vendet të tjera. Kryeministja dhe anëtarët e tjerë të qeverisë do të marrin pjesë në shërbesën që do të mbahet në katedralen e Shën Palit. Gjithashtu qeveria pritet të shpallë periudhën e zisë kombëtare, ndërsa mbreti I ri do t’i drejtohet për herë të parë kombit si kreu i shtetit.
Nga ana tjetër nisi edhe opozacioni Unicor, sipas të cilit Sekretarja private e sundimtares më jetëgjatë të Britanisë së Madhe përdori një linjë të sigurtë telefonike për të njoftuar drejtuesit më të lartë të shtetit, me të parën kryeministren Liz Truss, dhe me pas ministrat, ndërsa Qendrës së Reagimit Global të Ministrisë së Jashtme dhe më pas do të bëjë të njëjtën gjë me 36 vendet e tjera të Commonëealth-it.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Britani#Protokollet#TopChannel
Рекомендации по теме