Top News - ‘Ja si i dëbuam anijet amerikane’ / Rojat revolucionare iraniane shfaqin pamjet...

preview_player
Показать описание
Televizioni shtetëror iranian transmetoi pamje të anijeve të rojave revolucionare që ndjekin dhe dëbojnë ato që thuhet se ishin mjete lundruese amerikane.
Këto imazhe tregojnë forcën dhe kontrollin total përballë forcave amerikane dhe të huaja në gjirin persik – tha televizioni shtetëror pa dhënë datën apo vendin ku ka ndodhur ngjarja. Flota e pestë amerikane, me bazë në Bahrein, tha se nuk kishte informacione për një incident të tillë.
“Nuk ka patur asnjë ndërveprim të pasigurt apo jo profesional në të cilën janë përfshirë anije të marinës amerikane gjatë 48 orëve të fundit – tha një zëdhënës.
Televizioni iranian nuk specifikoi se kur ishin filmuar pamjet. Në video, një rojë dëgjohet të thërrasë: ndiqini ata, filmoni gjithcka.
Imazhet e filmuara nga një barkë e shpejtë, duket se tregojnë ndjekjen e mjeteve lundruese, një prej tyre me flamur amerikan. Transmetimi erdhi në ditën kur rojat revolucionare, një njësi elitë e ushtrisë iraniane, shënuan ditën e marinës së tyre. Anijet amerikane dhe iraniane janë përfshirë në disa incidente të tensionuara në të shkuarën. Në prill 2020, marina amerikane denoncoi manovrat e rrezikshme të rojave revolucionare që i ishin afruar shumë një prej anijeve të saj.

Source:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Iran#Shba#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ore dite per dite do degjojme disfata te Biden?! Ishte me i suksesshem Trump.

arsenjaho
Автор

Çfare shikon natèn nè ènďerr ti i tregon nè mèngjes moj gazetare ⭐

ANTIPATREA-K
Автор

Lyejn anijet si te amerikanve vejn flamure te duket shif cfar bejm amerikes asnje gje skeni cfar ti beni

arturluku
Автор

nuk munet askush me ja kthy anijet amerikes po normal qe asni shtet nuk don konflikt

shkupiilirida