Top News - I jep Putinit 1mld Euro çdo ditë! / Ja si mund ta ndalë luftën Bashkimi Evropian

preview_player
Показать описание
Një embargo e plotë mbi energjinë ruse nga vendet perëndimore, mund të ndalonte luftën në Ukrainë, thotë ish këshilltari i lartë për ekonominë i presidentit putin. Andrei Illarionov thotë se Rusia nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet e vendeve të tjera për të reduktuar përdorimin e energjisë së saj. Pavarësisht përpjekjeve për të reduktuar varësinë nga burimet ruse, evropa vazhdon të blejë naftë dhe gaz prej saj. Vitin e kaluar, cmimet në rritje bënë që të ardhurat nga nafta dhe gazi të ishin sa 36 për qind të shpenzimeve qeveritare në Rusi. Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave vinin nga Bashkimi Evropian që importon rreth 40 për qind të gazit të saj dhe 27 për qind të naftës, nga rusia. Këtë javë, kryediplomati i BE, Josep Borrell tha se një miliardë euro është ajo që evropa i jep Putinit cdo ditë për energjinë që ai i jep bllokut. Ish këshilltari i Putinit ndërkohë thotë se nëse vendet perëndimore do të përpiqeshin të vendosnin një embargo reale mbi naftën dhe gazin rus, brenda një muaji apo dy, operacionet ushtarake ruse në Ukrainë do të ndaleshin. “Është një nga instrumentat shumë efikasë që perëndimi i ka ende në dorë”, thotë Illarionov. Ky i fundit ka qenë kryekëshilltar ekonomik i Putinit nga viti 2000 deri në 2005-ën.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#BE#Putini#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

There is Borrell, an accomplice of European democracy, who says that the conflict in Ukraine must be resolved by military means.
There is a barrel of Russian oil, which states that about half a year is left before the start of the heating season in Europe.

ЯнаР-шф
Автор

😂😂😂😂po ku kan me mar pra thuj ati keshilltarit te fames injorimit

jonyalbanian