Top News - Skenari për shkarkimin e Ilir Metës/Ja si ndahen votat në gjykatën kushtetuese

preview_player
Показать описание
Janari çel një dosje të paprecedentë në Gjykatën Kushtetuese, atë të shqyrtimit tw shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga detyra. Do të jetë data 18 janar, e cila do të vulosë fatin e presidentit, pas vendimit të parlamentarëve për shkelje të 20 neneve të kushtetutës dhe shkarkim të Ilir Metës.
Gjykata kushtetuese, normalisht duhet të ketë në përbërje të saj 9 anëtarë, megjithatë, për shkak të vakancave që krijoi në sistem procesi i vettingut, në karriget e gjykatës janë ulur vetëm 7 persona: kryetarja, Vitore Tusha dhe anëtarët Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja.
Shkarkimi i Metës kërkon një mazhorancë prej 4 votash. Nëse shohim mënyrën sesi këta gjyqtarë kanë marrë postin, apo edhe linjën që kanë ndjekur në dosje të mëparshme politike, mbetet e paqartë nëse do të sigurohen katër votat e nevojshme për shkarkimin e Presidentit.
Marsilda Xhaferllari konsiderohet si një votë e sigurt në favor të Metës, pasi Xhaferllari është emëruar nga vetë kreu i shtetit. Ndërkohë kryetarja Vitore Tusha është emëruar në Kushtetuese në vitin 2008. Kryetares Tusha i ka mbaruar mandati që në vitin 2017, pra prej 4 vitesh, por nuk është bërë ende zëvendësimi i saj, madje, Meta e propozoi Vitore Tushën edhe për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Megjithatë, nëse shohim linjën që ka mbajtur gjykata kushtetuese në çështje të mëparshme ku është përfshirë Meta, bie në sy se asnjë prej vendimeve nuk ka favorizuar presidentin Ilir Meta.
Referuar vendimit të datës 13 dhjetor 2021, të cilin jeni duke parë në ekran, Gjykata Kushtetuese rrëzoi me shumicë votash Ilir Metën duke lënë në fuqi ndryshimet në ligjin për vetëqeverisja vendore.
Gjithashtu në muajin nëntor Gjykata Kushtetuese rrëzoi me shumicë votash kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e cila kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Përplasjet mes presidentit dhe gjykatës kushtetuese kulmuan gjatë vitit 2021, pas akuzave të Metës se Kushtetuesja ndodhet nën ndikim politik. Mbetet ende në diskutim vendimi që do të marrë kushtetuesja dhe fat i Metës për vitin 2022.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Meta#Shkarkimi#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

As nji trup estradë nuk na ka arkëtuar me shumë mos i pengoni te vazhdojn

zefnikolla
Автор

I kan ba vitet e punes tridhjet vite tu mledh lek

frangekola
Автор

Ilri duet ta perfun mandatn der ne qeshor .

sinankolloni