Top News-Kthim i lavdishëm brenda pak javësh! Ja si Kievi mund të çlirojë Krimenë e të fitojë luftën

preview_player
Показать описание
Ukraina mund të clirojë Krimenë dhe të fitojë luftën me Rusinë me një ofensivë me tre faza. Ndërsa ushtria e Vladimir Putinit po përballet me kolaps pas kolapsi, tani vëmendja ka nisur të fokusohet tek mënyrat se si lufta në Ukrainë mund të përfundojë. Presidenti rus, ka parë që trupat e tij të thyhen dhe të humbasë territor javët e shkuara ndërsa mbrojtësit ukrainas i afrohen Khersonit. Avancimi i shpejtë e vendos ushtrinë ukrainase në distancë goditjeje të Khersonit, i vetmi kryeqytet provincial i kapur nga moska që nga 24 shkurti që është ende në kontroll rus. E ndërsa ukraina vazhdon ofensivën në vend, një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane thotë për the Telegraph se ajo mund të rimarrë Krimenë e aneksuar nga rusia në 2014, nëse vazhdon të fitojë terren me këtë ritëm. Lëvizja e radhës për forcat e kievit është me gjasë një ofensivë në tre drejtime në jug. Trajektorja e parë sheh forcat ukrainase që vazhdojnë përpjekjet për të cliruar Khersonin. Në frontin tjetër është qyteti i Mariupolit që ra në duar ruse pas një beteje të ashpër për impiantin e celikut azovstal dhe në frontin e tretë është Kherson Oblast, rajon që con drejt gadishullit të Krimesë. “Rimarrja e krimesë nga ukraina është tani një mundësi e realizueshme”, tha zyrtari i ushtrisë amerikane. “Është e qartë se rusia nuk ka më aftësinë dhe vullnetin për të mbrojtur pozicione kyce dhe nëse ukrainasit rimarrin Khersonin, atëherë asgjë nuk mund ti ndalë në rrugë drejt Krimesë”.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Ukraine#Krime
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bravo edhe Suksese 🇦🇱🇺🇸🇺🇦 Vetem me ndihmen e SH B A edhe te Anglis . 🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸♥️

asim
Автор

Bravo Ukraina . Bjeri, edhe moskes mundeshit.

iglirevania
Автор

Shpetoj.Europen.Boten
E.meriton.ne.Nato🇺🇦🇺🇦🇺🇸

festimkertusha
Автор

🇦🇱❤️RROFTË SHQIPËRIA❤️🇦🇱
🇺🇲❤️RROFTË AMERIKA USA❤️🇺🇲
💪💪🇺🇦❤RROFTË UKRAHINA❤🇺🇦💪💪
💪🇦🇱❤️🇺🇸❤🇪🇺❤️🇨🇵VIVE OTAN NATO🇨🇵❤️🇪🇺❤🇺🇸❤️🇦🇱💪

FZEZ