Top News - F-35 në flakë mbi aeroplanmbajtëse / Ja si ra në det avioni 100 milionë dollarësh!

preview_player
Показать описание
Një video e postuar në mediat sociale gjatë fundjavës tregon avionin ushtarak që u përplas mbi një aeroplanmbajtëse amerikane, muajin e shkuar, duke shpërthyer në flakë, pasi u përplas me kuvertën e anijes të stërmadhe. F-35 C, bombarduesi më i ri në flotën e marinës, shihet në një video monitor nga brenda USS Carl Vinson, që po operonte në detin e Kinës së Jugut, kur aksidenti ndodhi më 24 janar. Imazhet tregojnë incidentin në dy kënde, nga kamera të ndryshme, dhe shihet qartë avioni që i afrohet aeroplanmbajtëses. Ai godet kuvertën, shpërthen në flakë dhe më pas bie në det. Që kur avioni 100 milionë dollarësh po i afrohej anijes, ekuipazhi mund të dëgjohej të thërriste, Ëave Off, Ëave Off, që është termi që përdoret kur një avion duhet të heqë dorë nga përpjekja për tu ulur dhe të ngrihet edhe një herë në fluturim. Por paralajmërimi për pilotin erdhi shumë vonë për të evituar përplasjen.
Dislokimi në aeroplanmbajtësen USS Carl Vinson, ishte i pari operacional për F-35C, që ka hyrë në shërbim vetëm në 2019. Versioni i forcave ajrore amerikane, F35A dhe ai i trupave të Marinës, F-35B, kanë hyrë në shërbim më herët. Videoja e publikuar është e dyta rrjedhje e paautorizuar e incidentit. Një javë pas tij, qarkulloi një video e avionit që afrohej dhe një imazh i tij i fiksuar ndërsa pluskonte ende mbi det. Shtatë persona u lënduan në aksident, përfshirë edhe pilotin, që u katapultua nga kabina. Analistët thonë ndërkohë se nxjerrja e avionit nga fundi i detit do të ishte një operacion kompleks që do të monitorohet ngushtë nga kina që ka pretendime për pjesën më të madhe të detit të Kinës jugore. F-35C mban teknologjinë më të avancuar të marinës dhe analistët thonë se uashingtoni do të donte ta mbante atë larg duarve të Pekinit.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#F35#Dislokimi#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Avion i deshtum 20 here me i mire f-18

euglentxhaferri