Top News - Ja si u takova me Vuçiçin...! Rrëfehet kreu i bandës serbe: I shërbyem shtetit

preview_player
Показать описание
Veljko Belivuk, një emër i njohur i botës së krimit në serbi tashmë në pranga, tha para gjykatës së lartë në Beograd se ai dhe grupi që drejtonte, i kishte shërbyer nevojave të shtetit. Belivuk, i njohur si Velja Nevolja, ishte udhëheqës i Jenicerëve, një grup tifozësh futbolli. Ai u arrestua në shkurt 2021 bashkë me anëtarë të tjerë të bandës dhe tani, ka folur në ditën e parë të gjyqit kundër tij. Mbi Belivuk dhe 29 të akuzuarit e tjerë, rëndojnë akuza për vepra të shumta kriminale, përfshirë vrasjen e rëndë, rrëmbimin, mbajtjen e armëve pa leje dhe trafik droge po ashtu. “Bashkë me aleksander Stankovicin, unë drejtova një grup që u shërbeu nevojave të shtetit deri sa ai u vra në 2016-ën...edhe pas kësaj, unë vazhdova ta bëja këtë”, tha Belivuk në gjykatë. Sipas tij, grupi kishte marrë detyra nga zyrtarë të lartë shtetërorë përmes një tifozi futbolli, aleksander Vidojevic. Madje, vetë ai ishte takuar edhe personalisht një herë me presidentin serb, Aleksander Vucic, i cili i sugjeroi që komunikimi i mëtejshëm mes tyre të vazhdonte përmes ministrit të brendshëm Aleksander Vulin. Në fakt, gjithcka që Belivuk tha në gjykatë, ishte një përsëritje e deklaratave të tij, një vit më parë, kur cështja ishte nën hetim. Kur mediat serbe i publikuan këto deklarata së pari, vucic tha se ai dhe ministri i brendshëm vulin, do të bënin një hetim të plotë të rastit. Disa ditë më vonë, kryebashkiaku i qytetit verior të Novi Sadit, Milos Vucevic, një zyrtar i lartë në Partinë Progresive Serbe në pushtet të Vuçiqit, ngriti një kallëzim penal kundër Vuçiçit, por kallëzimi kishte si qëllim thjeshtë pastrimin e emrit të tij. Jenicerët, ishin një grup që media të pavarura thonë se kishte lidhje të ngushta me shtetin. Vetëm në një rast, mes 24 dhe 25 prillit, anëtarë të grupit, të maskuar dhe me shkopinj bejsbolli, shkatërruan gjithcka u doli para në rrugën Hercegobacka të Beogradit, për të tërhequr vëmendjen nga numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale të një nate më parë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#VeljkoBelivuk#Vucic
Рекомендации по теме