Top News- Ja si tërmeti ‘shkërrmoqi’ autostradën! Pamjet drithëruese...frikë për mbi 50 mijë viktima

preview_player
Показать описание
Ka shkuar në mbi 41 mijë bilanci i viktimave të tërmetit që goditi të hënën e shkuar Turqinë dhe Sirinë. Por, bëhet fjalë për një bilanc provizor dhe organizata e Kombeve të Bashkuara pret që shifra të dyfishohet e ndoshta të shkojë edhe më tej...
E ndërkohë, shkatërrimi i mbjellë nga tërmeti më vdekjeprurës në dekada të tëra, sa vjen e bëhet më i qartë. Imazhet tregojnë se si tërmeti ka carë një autostradë pranë qytetit Kahramanmaras, që ishte në epiqendër të tërmetit.
Dhe nuk është vetëm kjo rrugë e rrënuar por edhe shumë të tjera cka ka bërë që të pengohet lëvizja e njerëzve dhe e ndihmave po ashtu...
Shkatërrimi në autostradën që lidh Kahramanmarasin me Pazarcikun, është vetëm një nga shembujt që tregon edhe përse ndihma nuk ka mundur të mbërrijë në disa zona të turqisë, afër epiqendrës së tërmetit shkatërrimtar.
Imazhe tronditëse u publikuan edhe një ditë më parë që tregonin një kanion të madh të hapur në disa zona fushore.
Edhe aeroporti i Hatayt u dëmtua pas tërmetit dhe vetëm këtë të hënë kanë mundur të rinisin fluturimet që andej. Bilanci i viktimave ndërkohë sa vjen e rritet. Në turqi, numërohen të paktën 31 mijë jetë të humbura ndërsa në siri shifra po shkon drejt 10 mijëve. Ndërkohë, UNHCR, agjencia e kombeve të bashkuara për refugjatët thotë se vetëm në siri kanë mbetur të pastrehë rreth 5.3 milionë njerëz.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Tërmeti#Autostrada
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po hoteli né Sarand si u shkérmoq nga kriminelét .

saze