Top News - Tensionet SHBA-Rusi në kulm / Moska: Ja si mund t’i ndreqim marrëdhëniet

preview_player
Показать описание
Marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur ende pikën e tyre më të ulët dhe propozimet mbi sigurisë që ka bërë Moska, mund të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve, citohet të ketë thënë të shtunën zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov. Rusia tha të premten se po kërkon garanci ligjore e të detyrueshme, që NATO të heqë dorë nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainë, pjesë e një liste kërkesash të cilat kërkon t'i negociojë me Perëndimin. Rusia parashtroi për herë të parë në detaje kërkesat që thotë se janë thelbësore për uljen e tensioneve në Evropë dhe zbutjen e krizës mbi Ukrainën.
"Mendoj se nuk kemi arritur në pikën më të ulët (të marrëdhënieve), falë zotit. Ka përparim në disa aspekte dhe jo gjithçka është e pashpresë", citonte agjencia e lajmeve Interfax të shtunën Ryabkov.
Moska ka nevojë për marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Uashingtonin, tha ai. "Situata mund të stabilizohet dhe përmirësohet me ndihmën e marrëveshjeve të tilla. Pa to, situata do të mbetej jashtëzakonisht e vështirë dhe e tensionuar", citohet të ketë thënë Ryabkov, sipas agjencisë Interfax.
Propozimet ruse janë ofruar në dy dokumente këtë javë, një projektmarrëveshje me vendet e NATO-s dhe një projekttraktat me Shtetet e Bashkuara, të dyja të publikuara nga Ministria e Jashtme ruse. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Jake Sullivan, tha të premten se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për dialog me Rusinë mbi kërkesat e saj dhe se do të paraqesin shqetësimet e veta. Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia ka dislokuar më shumë se 90,000 trupa pranë kufirit ukrainas dhe mund të jetë gati për ta sulmuar atë, gjë që Moska e mohon. "Ne nuk duam një konflikt dhe duam të biem dakord mbi një bazë të arsyeshme", tha zoti Ryabkov. "Çdo veprim diplomatik, çdo propozim është një provë për negocim".

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SHBA#Rusi#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Shkurt Muhabetit nuk ja u mban butha as tyre e as ketyre

gabrielb
Автор

Na lodhet me lajme te ekzagjeruara Po e bej unsubscribe top channel

illyricum_sacrum