Top News - Ja si përfundon lufta në Ukrainë! Plani sekret i Britanisë për të ulur Putinin në tryezë

preview_player
Показать описание
Gjykatës Ndërkombëtare Penale iu desh të merrte masa kundër presidentit rus Vladimir Putin duke lëshuar një fletë arresti ndaj tij nën akuzën për deportim me forcë të fëmijëve ukrainas, në Rusi. Por në prapaskenë, ky është një veprim që synon të shtyjë Vladimir Putinin për të negociuar për t'i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë. Pas vendimit të gjykatës, duket se qëndron një lëvizje politike, që synon hapjen e bisedimeve serioze për paqen. Dhe disa media të huaja kanë hulumtuar për të zbuluar dicka më shumë. "Sipas burimeve të përfshira drejtpërdrejt në hetime, urdhri i arrestit të premten u kërkua nga Britania e Madhe dhe mund të shërbejë si mekanizëm për negociatat". Linja tjetër e hetimit ka të bëjë me krimet e luftës të kryera kundër Kievit dhe pikërisht këtu po përqendrohen përpjekjet perëndimore. “Rasti i fëmijëve nuk është veçanërisht i fortë, krahasuar me seriozitetin e të gjitha krimeve të tjera të kryera, por shërben për të paralajmëruar Putinin dhe aleatët e tij se nuk do të shpëtojnë gjithsesi. Prandaj është një nga pengjet e shumta të vënë në tryezë për të favorizuar dhe përgatitur negociatat. Nëse ai bën lëshime në procesin e përfundimit të luftës, kundërshtarët mund ta shtyjnë këtë hetim. Gjithsesi, hetimi i vërtetë që do ta dërgojë Putinin në gjykatë nuk është ky, por tjetri në vazhdim”, shkruan italiania La Repubblica. Një sinjal se kjo mund të jetë rruga e duhur përpara erdhi edhe nga vetë Rusia përmes gojës së zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova: “Çdo marrëveshje me Ukrainën duhet të përfshijë anulimin e sanksioneve dhe të gjitha paditë kundër Rusisë në gjykatat ndërkombëtare. Krahas njohjes ndërkombëtare të realiteteve të reja territoriale” – tha ajo.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Plani#Britania
Рекомендации по теме