Top News - ‘Sabotazhet’ në tokën ruse...! Janë vepër e CIA-s dhe spiunëve të NATO-s

preview_player
Показать описание
Një fushatë klandestine besohet se qëndron pas shumë shpërthimeve dhe zjarreve që kanë goditur pika strategjike dhe të rëndësishme në rusi, muajt e fundit. Një veteran i operacioneve speciale të ushtrisë, Jack Murphy, pretendon se shërbime të tjera inteligjence të evropës kanë dërguar operativë në rusi për të krijuar kaos, përvec Ukrainës. Ai pretendon se fushata madje udhëhiqet nga CIA. Por, shpërthimet dhe zjarret në impiantet e naftës dhe gazit, në hekurudha, depo karburantesh dhe qendra tregtare, janë trajtuar në Rusi si raste misterioze, ndoshta edhe fryt i akteve të sabotazhit. “Fushata përfshin celula të fjetura prej kohësh që shërbimet aleate të spiunazhit i kanë aktivizuar tani për të ndëshkuar moskën për pushtimin e ukrainës, duke bërë kështu nëj luftë të fshehtë pas linjave ruse”, thotë Mërfi. “Fushata është përgjegjëse për shumë shpërthime të pashpjegueshme dhe probleme të tjera që kanë goditur kompleksin industrial ushtarak të rusisë që nga fillimi i pushtimit të ukrainës, në shkurt”, shton ai duke cituar burime anonime amerikane, përfshirë tre ish oficerë të inteligjencës dhe dy zyrtarë të ushtrisë. “Ish zyrtarët kanë refuzuar të identifikojnë shënjestrat specifike të fushatës së udhëhequr nga CIA, por urat, hekurudhat, depot e karburantit dhe impiantet e energjisë në rusi janë dëmtuar në incidente të pashpjegueshme. Nuk ka zyrtarë amerikanë të përfshirë në terren por janë shfrytëzuar shërbimet aleate të inteligjencës, me miratimin e presidentit Biden. Ndërsa komanda dhe kontrolli i programit të sabotazhit, është në duart e CIA-s, aleatët e natos kanë jo pak zë në operacione për shkak se janë njerëzit e tyre që rrezikohen më shumë – thotë Mërfi. Komentet e tij pasojnë javë shpërthimesh dhe zjarresh në qendra tregtare dhe impiante energjie. Mbrëmjen e krishtlindjes, një zjarr i madh u regjistrua në një magazinë të një instituti të lidhur me mbrojtjen ndërsa të premten zjarri shpërtheu në një bazë ushtarake në moskë. Ka patur po ashtu shpërthime në gazsjellësa e naftësjellës, të gjitha këto të konsideruara nga kremlini si akte sabotazhi.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Sabotazhet#CIA
Рекомендации по теме