filmov
tv
Top News - Ervis Martinaj ‘bëhet i gjallë’!/ Aksioni i policisë në banesën e tij ngre dyshime
Показать описание
Muaji mars shënoi operacionin më të madh të organizuar nga SPAK në bashkëpunim me policinë e shtetit. ‘Plumbi i Artë’ coi në pranga Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhaj, dy persona këto që prej kokësh ishin në kërkim.
Pas arrestimit Dumani dhe Hoxhaj zgjodhën të bashkëpunonin me drejtësinë, duke marrë edhe statusin të penduar. Dëshmitë e tyre kanë vënë në lëvizje prej muajsh prokurorët specialë si dhe forcat e policisë së shtetit.
Dhjetra dosje të cilat ndodhen në prokurorinë e Tiranës, pore dhe rretheve, u rihapën edhe njëherë, kjo pas dëshmive të dy të penduarve. Në mesin e emrave të rrëfyer nga Dumani ishte edhe Ervis Martinaj, që sipas tij, kishte ofruar 500 mijë euro për kokën e Indrit Dokles, ish kreut të bandës famëkeqe të Durrësit.
Dumani dekaroi për grupin e hetimit se Martinaj i kishte dhënë atij 100 mijë euro paradhënie për të eliminuar Doklen, deklarata e cila u verifikua më vonë edhe nga Henrik Hoxhaj.
Këta dy të fundit gjithashtu shtuan se me urdhër të Martinajt, shkuan në Kosovë për të takuar dy persona, Elin dhe vëllain e Besian Xhixhës.
Për të vërtetuar dëshminë e dy të penduarve, prokurorët udhëtuan në Kosovë, dhe rezultoi se dy personat që u përmendën nga Dumani ishin Elvin Merlika dhe Alket Xhixha vëllian e Besian Xhixhës.
Lidhur më këtë dëshmi, në pyetje u more dhe Indrit Dokle, por ai deklaroi se nuk kishte konfkikte me Martinajn dhe nuk kishte dijeni për cështjen në fjalë.
Policia shqiptare në muajin maj të këtij viti shpalli në kërkim Ervis Martinaj, për ta marrë në pyetjhe lidhur me dëshminë bombë, që dha Dumani, por ky i fundit nuk ran ë gjurmët e policisë.
Ndonëse kërkimet vazhduan, Martinaj u denoncua i zhdukur më datë 9 gusht të këtij viti, nga xhaxhai i tij. E teksa kanë kaluar 5 muaj nga zhdukja e njeriut që njihet ndryshe si mbreti i lojrave të fatit, policia shqiptare ende nuk ka dalë në një version final për fatin e 41 vjecarit.
Dy janë pistat që po hetohen nga SPAK. Njëra ka të bëjë me rrëmbimin e tij nga
grupet rivale, ndërsa tjera, po hetohet nëse familjarët e Martinaj e përdorën si fasadë denoncimin, për të çorientuar hetimet diku tjetër.
Grupi hetimor është hermetik, por aksioni i ndërmarrë në Fushë-Kuqe një ditë pas Krishtlindjes mund të sugjerojë se pista e dytë ka marrë përparësi.
RENEA, FNSH e forca të shumta të policisë rrethuan banesën e Martinaj, pasi dyshohet se mund të kenë patur informacion mbi vendndodhjen e këtij të fundit, apo për ndonjë provë të mundshme që mund të zbardhte misterin që ka mbuluar zhdukjen e tij prej pesë muajsh.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#ErvisMartinaj#Aksioni

Комментарии