filmov
tv
Top News - Raketat ruse Iskander, në Bjellorusi / Sistemet, gati për përdorim. A do goditet Ukraina?
Показать описание
Sistemet raketore taktike, Iskander dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që rusia ka vendosur në Bjellorusi janë plotësisht të përgatitur të kryejnë misionet e tyre – tha një zyrtar i lartë i ministrisë bjelloruse të mbrojtjes të dielën. “Ekipet e ushtrisë sonë kanë përfunduar trajnimin në qendrat e përbashkëta të forcave të armatosura të federatës ruse dhe republikës së bjellorusisë”, tha Leonid Kasinsky, shef i drejtorisë së ideologjisë në ministri, në një video të postuar në aplikacionin e mesazheve, telegram.
“Këto lloje armësh, sistemet iskander dhe ato S-400, janë të gatshme për përdorim sot dhe janë plotësisht të përgatitura për të kryer misionet që do tu urdhërohen”. Nuk është e qartë se sa sisteme Iskander, që kanë kapacitete për të mbajtur armë bërthamore, janë vendosur në Bjellorusi, pasi presidenti Vladimir Putin tha në Qershor se Moska duhej të furnizonte Minskun me to dhe me sisteme të mbrojtjes ajrore. Lajmi vjen në mesin e presionit në rritje nga Moska, mbi Minskun, për të ndihmuar pushtimin e saj të ukrainës që tashmë ka hyrë në muajin e tij të 10 dhe që duket se nuk ka ndër mend të përfundojë shpejt. Forcat ruse e përdorën bjellorusinë si platformë nisjeje për sulmin e dështuar mbi kryeqytetin ukrainas Kiev, në shkurt dhe ka patur një intensifikim të ndjeshëm të aktivitetit ushtarak rus dhe bjellorus, muajt e fundit.
Sistemi Iskander M, i quajtur SS-26 Stone nga NATO, ka zëvendësuar sistemin sovjetik scud. Dy raketat e telekomanduara të tij kanë një rreze veprimi prej 500 kilometrash dhe mund të mbajnë mbushje konvencionale apo bërthamore. Kjo rreze veprimi shkon thellë në fqinjin e Bjellorusisë, ukrainë, dhe në poloninë anëtare të NATO-s që ka marrëdhënie shumë të acaruara me Minskun. Sistemi S-400 është një sistem rus i lëvizshëm, tokë ajër, në gjendje të godasë avionë, dronë, raketa kruiz dhe ka kapacitete mbrojtëse terminale me raketa balistike.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Raketat#Bjellorusi

Комментарии