Top News/ Arratisen delfinët spiunë të Putinit / Ura e Krimesë pa mbrojtje, stuhia prish barrierat

preview_player
Показать описание
Delfinët spiunë të Vladimir PUtinit duket se janë arrastisur pasi një stuhi shkatërrimtare në detin e zi u përplas mbi krime. Barrierat mbrojtëse ruse janë dëmtuar rëndë dhe ura e krimesë, është bërë tani vulnerabël ndaj sulmeve të reja ukrainase. Një stuhi e ashpër u përplas mbi gadishullin e vogël dhe në imazhet satelitore nuk shihej asnjë delfin në gjirin e sevastopolit. Flota e trajnuar e delfinëve përdoret nga Putin për të zbuluar ndonjë zhytës armik që tenton të hyjë në gjiret ruse. Zhytësit mund të tentojnë të vendosin mina apo edhe thjeshtë të eksplorojnë zonat për sulmet e planifikuara në të ardhmen. Delfinët janë trajnuar të njoftojnë kontrolluesit e tyre për cdo ndërhyrje dhe ata mund të ndërmarrin sulme vdekjeprurëse mbi armiqtë nën ujë. Asetet e trajnuara janë pjesë e një programi të spiunazhit ushtarak që daton që nga kohët e kolapsit të bashkimit sovjetik, në 1991. Por, zhvillimi i delfinëve është rritur ndjeshëm nën drejtimin e putinit dhe ata kanë luajtur role të rëndësishme në sabotazhet e moskës. Mendohet se kafshët kanë sulmuar në disa raste zhytësit ukrainas. Por, pas stuhisë, nuk po shihet më asnjë gjurmë e tyre ndërkohë që barrierat mbrojtëse të përdorura kundër dronëve ujorë, përgjatë urës, duket po ashtu se janë zhdukur. Kjo mund ti hapë rrugë ukrainës për të tjera sulme mbi urën e krimesë, e cila është sulmuar dhe dëmtuar më herët edhe dy herë të tjera. Në korrik, ura u godit me një dron ujor ndërsa vitin e kaluar, një shpërthim atje mori edhe tre jetë njerëzish. Ura është shumë e rëndësishme për rusinë pasi përbën një trajektore jetësore furnizimi në territorin e aneksuar dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka folur për shkatërrimin e saj në disa raste.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Putin#Delfinet
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Pirdh pirdh edhe ketu lajme te kunderta 😅😅

Sver