filmov
tv
Top News - Sulme në tre rajone në Rusi / Ukraina: Ishte dora e zotit, ndëshkim për mëkatarët
Показать описание
Ukraina ka përshëndetur një sulm të mundshëm me raketa në tokë ruse këtë mëngjes, duke e quajtur atë ‘shpagim’ dhe ‘karma’ për sulmet mizore të putinit mbi civilët ukrainas. Një depo municionesh mori zjarr në Belgorod, duke ngritur flakët dhe tymin në qiell mbi Staraya Nelidovka, në orët e para të mëngjesit ndërsa mbrojtjet anti ajrore në rajonet kufitare hapën zjarr në atë që dyshohet se është një tjetër sulm nga Ukraina...Mbrojtjet ajrore u aktivizuan mbi Kurskun fqinj dhe në rajonet e Voronezhit, ndërsa rusia tha se kishte rrëzuar dronë ukrainas që kishin hyrë në territorin e saj. Pa pranuar përgjegjësinë direkte, këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podoliak, tha se kjo ishte karma për rusinë dhe se ata duhej të merrnin mësime për demilitarizimin, duke iu referuar kështu pretendimit të Putinit për të filluar luftën.
Shpërthimet në rajonet e Belgorodit, Voronezhit dhe Kurskut në federatën ruse, për presidencën ukrainase janë pjesë e një procesi tërësisht natyror dhe një ndërhyrje hynore për të ndëshkuar mëkatarët.
“Nëse ju vendosni të sulmoni një vend tjetër, të vrisni në masë atje, të shtypni njerëz paqësor me tanke dhe të përdorni armët për vrasje dhe gjakderdhje, atëherë, herët apo vonë borxhi duhet të ripaguhet”, tha Podoliak. Ndaj, goditja e depove të municionit në Belgord dhe Voronezh, është absolutisht një proces natyral. Karma ndonjëherë është mizore”.
Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit, tha se rreth oreës 3.35 minuta ishte dëgjuar një shpërthim i madh. E ndërkohë që shkruante këtë postim në telegram, edhe tre shpërthime të tjera u dëgjuan po ashtu. SIpas informacioneve të para, një depo municionesh është në flakë në fshatin Staraya Nelidovka. Ndërsa banorët në Voronezh, mbi 140 km larg kufirit të Ukrainës, raportuan dy shpërthime në jug perëndim të qytetit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Sulme#Rusi#TopChannel

Комментарии