Top News - Protestë kundër Kurtit në Rudare / ’Planifikon të vrasë serbë në barrikada’

preview_player
Показать описание
Qytetarë serbë protestuan të enjten në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit, kundër “kërcënimeve”, sic i quajtën ata, të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Pranë Rudares, ndodhet një prej nëntë barrikadave të ngritura në veri të Kosovës prej 13 ditësh tashmë. Në protestë, sipas mediave kosovare, morën pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit serb nga zona të tjera të Kosovës.
Bëhet fjalë kryesisht për persona të punësuar në institucionet serbe që funksionojnë në Kosovë.
Në fillim të protestës, turmës iu drejtua djali i Dejan Pantic, ish polici serb i arrestuar nën akuzat për sulm mbi zyrat e KQZ në veri, arrestim pas të cilit u ndezën edhe trazirat atje.
Protestuesit thanë se duan paqe, duan të qëndrojnë dhe jetojnë në Kosovë se nuk kanë asgjë kundër popullit shqiptar por janë kundër qeverisë së Albin Kurtit...Ata dënuan arrestimet në veri dhe dërgimin e njësive speciale të policisë së kosovës atje.
Mes qytetarëve të mbledhur në rudarë, kishte edhe nga ata që thanë larg mikrofonëve se ishin detyruar të merrnin pjesë.
Protesta, që u cilësua si “më e madhja ndonjëherë”, u organizua pas thirrjes së të ashtuquajturit Shtab të krizave, i cili përbëhet nga punonjës të institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe përfaqësues të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Më herët, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha përmes një video-mesazhi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, planifikon të “vrasë serbë” në barrikada. Ajo që Kurti tha, në fakt, për gazetën britanike Guardian, është se ai “ishte i shqetësuar se heqja e barrikadave mund të çojë edhe në viktima”.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Protestë#Rudare
Рекомендации по теме