Top News - Putin ‘flet’ për bisedime, me raketa/’Gati për negociata!’, por sulmet në Ukrainë vijojnë

preview_player
Показать описание
Presidenti Vladimir Putin pretendoi se Rusia është gati për bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, megjithëse ndërkohë ky vend po përballet me sulme të mëtejshme nga forcat ruse – një shenjë e qartë kjo se paqja nuk është e afërt.
Presidenti rus tha gjatë një interviste televizive, pasazhe të së cilës u qarkulluan pasditen e së dielës, se Rusia është “e përgatitur për të negociuar disa kushte të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces”. Ai tha se “nuk jemi ne që refuzojmë bisedimet, por janë ata” – diçka që Kremlini e ka përsëritur gjatë muajve të fundit, ndërkohë që sulmi 10-mujor i forcave ruse vazhdon të humbasë intensitetin. Presidenti Putin përsëriti gjithashtu se Moska “nuk ka zgjidhje tjetër” dhe se beson se Kremlini “po lëviz në drejtimin e duhur”. “Po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të popullit tonë”, tha ai. Komentet e Putin vijnë ndërkohë që vazhdojnë sulmet në Ukrainë. Alarmi për sulme ajrore u dëgjua në mbarë vendin dy herë vetëm gjatë ditës së dielë, dhe tre raketa goditën pasdite qytetin Kramatorsk në rajonin pjesërisht të pushtuar Donetsk, njoftuan zyrtarët lokalë. Raketat goditën një zonë industriale të qytetit dhe nuk pati viktima, tha guvernatori ukrainas Pavlo Kyrylenko. Ai tha se edhe qyteti Avdiivka u godit të dielën me gjashtë valë sulmesh artilerie dhe se një grua u plagos.
Në zona të tjera të rajonit ku gjendet fronti i luftës, si përreth qytetit Bakhmut ku ka patur luftime të ashpra gjatë javëve të fundit, forcat ruse duket se nuk po munden ta ruajnë ritmin e ofensivës së tyre. Burime nga ukraina kanë thënë se janë zbrapsur forcat ruse nga rajonet lindore të Bakhmutit. Një ditë më parë, një sulm vdekjeprurës nga forcat ruse në qytetin jugor Kherson, që u rimor nga forcat ukrainase muajin e kaluar, vrau dhe plagosi dhjetëra persona. Në rajonin fqinj Dnipropetrovsk, qyteti Nikopol u bombardua gjatë natës me sulme të rënda artilerie, tha Guvernatori Valentyn Reznichenko. Nuk pati raportime për viktima.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Putin#Bisedimet
Рекомендации по теме