Top News - Vlorë, vrasjet që nuk kanë të sosur!/ Viktimës iu bë pritë në derën e shtëpisë

preview_player
Показать описание
Përgjakja e rrugëve të Vlorës, mesnatën e 2 qershorit, ku një karikator automatiku u zbraz mbi trupin e 43 vjeçarit, Shkëlzen Velaj, po pasurohet me detaje të reja, të cilat të bëjnë të dyshosh se pas këtij atentati qëndron një prapavijë e errët kriminale.

Velaj është një mbiemër i njohur prej vitesh në dosjet policore. Në vitin 2015 vëllai i Shkëlzen Velajt, ka mbetur i vrarë në ngjarjen tragjike që mori emrin “Masakra e Çoles”. Zanafilla e kësaj masakre është një sherr i ndodhur në një kazino pranë portit të Vlorës, i cili më vonë agravoi në përplasje të armatosur, ku ngelën të vrarë tre persona, ndër të cilët edhe vëllai i Shkëlzen Velajt.

Ky i fundit vetëm pas 6 vitesh do të kishte po të njëjtin fat si i vëllai. Mësohet se 43 vjeçari ka qenë duke hyrë në apartamentin ku banonte, kur ka vënë re një makinë të dyshimtë, drejtuesit e të cilës janë ende të paidentifikuar. Duke ndjerë rrezikun që i kanosej, Shkëlzen Velaj ka lënë makinën ndezur dhe ka vrapuar drejt banesës së tij.

Dy personat e paidentifikuar e kanë ndjekur dhe vetëm kur ndodhej në katin e pestë të pallatit, përballë portës së shtëpisë, një breshëri plumbash automatiku është zbrazur mbi trupin e 43 vjeçarit. Ekspertiza mjekësore ka zbuluar se plumbat në drejtim të tij janë marrë nga një distancë e afërt me atentatorin.

Në afërsi të fshatit Babicë në Vlorë, uniformat blu kanë gjetur një makinë tip BMË të djegur. Hetimet policore kanë zbuluar se kjo makinë ka qenë në pronësi të dy atentatorëve, kjo pasi në makinën e djegur është gjetur edhe automatiku kallashnikov me të cilin është kryer vrasja makabër.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion për përfshirjen e Shkëlzen Velajt në ndonjë banda kriminale ndaj të gjitha pistat hetimore, janë përqëndruar në hakmarrje apo larje hesapesh për sherrin që ka pasur i vëllai 6 vite më parë. Megjithatë grupet hetimore po bëjnë të gjitha ekspertizat e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#ShkëlzenVelaj#Vlorë#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bordelli Shqiptar kdo eshte present... Dhe e dyta: Kaq e veshtire eshte ta shkruani ( Nuk kane te mbaruar, nuk kane fund).sour, esape, turqizma pa fund ne fjalorin e gjuhes shqipe.

g.z.
Автор

Njehere thoni 43 vjec njehere 35 vjec thote mire ai kazan

klajdicela