Top News - Vrasje me dashje, akuza për oficerin/ Vlorë, prokurorja ‘fundos’ vrasësin e Jonadës

preview_player
Показать описание
Disa orë përpara se të mbahet seanca gjyqësore ndaj Arjan Tases, i cili shkaktoi vdekjen e 7 vjecares Jonada Avdia, burime nga Prokuroria e Vlorës bëjë me dije se ndaj tij pritet të ndryshohet akuza. Konkretisht prokurorja Eranda Laze dorëzoi në gjykatë ish-shefin e policisë së Himarës për akuzën e vrasjes me dashje. Fillimisht u bë me dije se Arjan Tase do të gjykohej për vrasje nga pakujdesia, por duket se tashmë situata do të rëndojë edhe më tepër ndaj tij.
Akuza e re forcohet për faktin se drejtuesi i skafit kishte patentë kështu që ai ishte në dijeni të rrezikut që u kanosej pushuesve në plazh. Tase ka shkelur çdo masë sigurie të vendosur në plazh, pavarësisht se ishte njohës I ligjeve për shkak edhe të detyrës në policinë e shtetit. Ai kishte thyer perimetrin e sigurië prej 300m distancë nga bregu, po ashtu ishte afruar me motorin e mjetit ndezur, gjë e cila nuk lejohet.
Me ndryshimin e akuzës ndaj Arjan Tases, pritet qëdhe dënimi ndaj tij të jetë më I lartë. Bazuar në Kodin Penal, neni 76 thotë: Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Ndërkohë kujtojmë se vrasja nga pakujdesia, po sipas Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Akuzat#Oficeri#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bravo prokurores se Vlores. Denim maksimal qe te behen model per te gjithe!.

ArlisAlikaj
Автор

Gabim! Prokuroria duhet te kerkoje sipas ligjit. Me kete akukze gjykata do e shpalli te pafajshem. Referojuni nenit 15 dhe 16 te kodit penal. Prokuroria kerkon nenin 15 she gjykata do thote “jo”. Kjo eshte drejtesia e qelbur qe perdor teknikalitete per te liruar persona qe duhet te jene ne burg

playlist
Автор

Ai ose te marre persiper 20 vjet burg ose gjakun, se nuk ja fal kush ate qe ka bo me 5 vjet burg.

bujar