Top News-3 vjet nga vrasja e dyfishtë…!/Burgim përjetë, vrau gruan dhe kunatën

preview_player
Показать описание
Shuhen shpresat e Gazmend Mustës për të marrë një dënim më të lehtë në Gjykatën e Apelit në Vlorë. Legjislacioni shqiptar parashikon si dënim maksimal burgimin e përjetshëm. Gjykata e Fierit dha pikërisht këtë vendim për Mustën, por përfaqësuesi ligjor i këtij të fundit, shpresonte në shkallën e dytë të gjyqësorit, për një dënim të paktën 35 vjet, sipas ligjit shqiptar. Por, nuk ndodhi kështu. Gjykata e Apelit Vlorë ka marrë vendimin për lënien në burg përjetë të Gazmend Mustës 34 vjec. Ky i fundit u dënua për vrasjen e dyfishtë brenda familjes. Ngjarja ndodhi në 2 janar të vitit 2019, teksa vrau bashkëshorten dhe kunatën e tij. Vendimi për burgosjen e tij përjetë ishte dhënë më parë nga Gjykata e Fierit dhe këtë të martë është lënë në fuqi nga Apeli i Vlorës. Musta, përpara apelit ka shprehur pendesë për krimin e kryer, ndërsa shprehu merak për fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjec. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 2 janar të vitit 2019, rreth orës 17:30 në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34 vjecari ekzekutoi me thikë bashkëshorten dhe kunatën e tij. Shkak për konfiktin u bë një drekë familjare. Gentjana Çaushaj, bashkëshortja e autorit të ngjarjes ka kërkuar të shkojë te prindërit e saj ndërsa ky i fundit nuk e ka lënë. Gjatë debatit, ka ndërhyrë motra e Gentjanës, Merisa për t’i ndarë, por u qëllua me thikë nga 34 vjecari, i cili më pas ka qëlluar edhe bashkëshorten, duke i lënë të dyja të vdekura në vend.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#GazmendMusta#Gjykata#Vendimi#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Oh më në fund një vendim i dhën si duhet flm sh shtet që nganjëher kur të do torovelja fuksionon 🙏🌻

Iside