Top News- Nga grabitja në vrasje/ Krimi në Vlorë, të dyshuarit mohojnë përfshirjen

preview_player
Показать описание
Altin Alikaj u grabit e më pas u vra nga shoku I tij. Alikaj u vra më 19 shkurt në Vlorë, teksa aktualisht 2 persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen. Shazi Ahmetaj dhe Mateo Kiptiu kanë rënë në pranga pas një hetimi të zhvilluar nga policia e Vlorës. Në deklaratat e dhëna para grupit hetimor, Ahmetaj I cili është I dyshuari kryesor nuk e ka pranuar vrasjen, teksa ka pohuar se me viktimën ishin shokë.
Në fakt, 23-vjeçari ka dhënë deklarata kontradiktore para hetuesve, pasi më tej ka pohuar se kishte informacion për paratë të cilat viktima kishte në banesë. Kjo bëri që hetuesit të konfirmojnë se ai është autori, duke shtuar këtu dhe provat material nga vendi I ngjarjes. Sa I përket personit tjetër të arrestuar, Mateo Kiptiu ka ndihmuar autorin të largohet nga Vlora. Ai u tha hetuesve se Ahmetaj I kishte kërkuar të porosiste një makinë me qira në mënyrë që të shkonte drejt Lushnjës.
Të dy personat e akuzuar për ngjarjen janë nga Kolonja, teksa nuk dihet marrëdhënia e tyre me viktimën. Bazuar në deklaratat në policia, ata kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin, por nuk përjashtohet ndonjë aktivitet I paligjshëm mes tyre.
Alikaj u vra në banesën e tij në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Autorët, tashmë të arrestuar e goditën atë fillimisht në kokë, më pas me plumb në anën e majtë në shpinë. Menjëherë pas krimit u larguan, duke u fshehur në Lushnjë. Trupi I viktimës u gjet nga e ëma, rreth 1 javë pasi kishte humbut jetën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Vlorë#TopChannel
Рекомендации по теме