Top Channel/ Vrasja në Vlorë, autori ndërhyri si sekser por nuk mori apartamentin

preview_player
Показать описание
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e Vlorës, ku humbi jetën pas një konflikti fizik biznesmeni Armando Meshau, 55-vjeç. Burime thanë se autori 33-vjeçari, Rei Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Metës dhe se prej disa kohësh ishte në konflikt me viktimën. Për shkak të pozicionit të nënës së tij, i riu I kishte premtuar 55-vjeçarit se do të hynte sekser për një pronë, të cilën ai e kishte zgjidhur me palë të treta. Por pavarësisht kësaj, 33-vjeçari pretendonte që për “punën” e bërë duhet të merrte apartamentin, të cilin ndërtuesi nuk pranoi t’ia kalonte në pronësi. Por debati mes tyre u tensionua akoma më shumë paraditen e të hënës në një qendër në lagjen “Hajro Çakërri” në afërsi të Gjykatës së qytetit bregdetar. Gjatë momentit që viktima ishte duke printuar disa dokumente i tha Rei Metës se nuk ka për ta marrë kurrë apartamentin ndërsa e ofendoi dhe me fjalë. Por në ato momente 33-vjeçari e qëlloi atë me grusht. Si pasojë 55-vjeçari humbi ekuilibrin dhe përplasi kokën në dysheme duke humbur jetën në vend. Ndërkohë I riu u arrestua më pas nga policia.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews
Рекомендации по теме