Top News- Aeroplanmbajtësja amerikane në Adriatik/SHBA sjell ‘bishën e detit’ për sigurinë e rajonit

preview_player
Показать описание
Një nga luftëanijet me të avacuara të marinës amerikane pritet të hyjë në ditët në vijimin në detin Adriatik
Qeveria e Kroacisë miratoi të enjten futjen në ujërat kroate të super-aeroplanmbajtëses USS George H.V. Bush” që lëviz me energji bërthamor.
Anija pritet të mbërrijë në ujërat kroate gjatë nëntorit dhe sipas ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Mario Banozhic, bëhet fjalë për një vizitë rutinë.
Kjo anije u vendos fillimisht në Detin Mesdhe që nga gushti i këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë.
Mbërritja e saj në rajon vjen pasi një luftanije amerikane lundroi në maj të këtij në ujërat shqiptare duke u anoruar në Durrës.
SHBA ka vënë në lëvizje anijet për të tregur devotshmërinë e Uashingtonit për mbrojtjen kolektive, pas shpërthimit të krizës në Ukrainë.
USS George H.Ë. Bush" është aeroplanmbajtësja e e dhjetë dhe më e avancuar në Marinën e Shteteve të Bashkuara. Ndërtimi i saj filloi në vitin 2003 në kantierin detar të Neëportit me kosto prej 6.2 miliardë dollarësh. Kjo anije u emërtua për nder të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara dhe ish-drejtorit të Inteligjencës Qendrore, George H.Ë. Bush, i cili ishte një aviator detar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Aeroplanmbajtësja është 333 metra e gjatë dhe peshon më shumë se 100,000 tonë, duke e bërë atë një nga luftanijet më të mëdha në botë. Shpejtësia e saj maksimale i kalon më shumë se 56 kilometra në orë dhe ka dy reaktorë. Anija mund të lundrojë për më shumë se 20 vjet pa karburant.
Ekuipazhi i anijes ka 3,532 anëtarë, 90 avionë dhe qindra helikopterë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SHBA#Adriatik#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Amerika asht vet zoti qe ekziston per tok dhe air . Respect per sh.b.a. 👊👊🇽🇰🇽🇰🇽🇰🙏

j.C
Автор

A keni repekt per emrin e TV qe perfaqesoni si sju vjen turp me keto lajme .Ju sjeni faqe Facebook pales edhe televizor kombetar

ervdrn
Автор

Si është e mundur kjo sipas propagandes ruse Amerika ka falimentuar moti 😅😅

astroo
Автор

❤️RROFTË SHQIPËRIA❤️🇦🇱
🇺🇲❤️RROFTË AMERIKA USA❤️🇺🇲
🇦🇱❤️RROFTË KOSOVA DARDANIA ËSHTË SHQIPËRI❤️🇦🇱
💪💪🇺🇦❤RROFTË UKRAHINA❤🇺🇦💪💪
💪🇦🇱❤️🇺🇸❤🇪🇺❤️🇨🇵VIVE OTAN NATO🇨🇵❤️🇪🇺❤🇺🇸❤️🇦🇱💪

FZEZ