Top News- Aeroplanmbajtësja amerikane në Jon/Mesdheu blindohet nga anijet britanike dhe italiane

preview_player
Показать описание
NATO ka shtuar ndjeshëm prezencën në Mesdhe pas sulmit të Rusisë në Ukrainë si një përgjigje ndaj kërcënimit të Putinit ndaj Europës.
Aktualisht në Mesdhe ndodhen katër aeroplanmbajtëse të NATO-s, të cilat përbëjnë një forcë të konsiderueshme të aleancës ndaj anijeve ruse që tashmë kanë ngecur në portin e Tartusit pas mbylljes së Dardaneleve sipas traktakteve ndërkombëtare në raste lufte.
Së fundmi, aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry Truman” ka lëvizur nga porti i Triestes në veri të Italisë për të zbritur për në Jon bashkë me grupin e anijeve që e shoqërojnë. “USS Harry Truman” qendroi disa ditë në Trieste pas misionit të gjatë në Mesdheun Lindor.
Krahas saj, në Taranto gjenden dy aeroplanmbajtëset italiane Cavour (C550) dhe Garibaldi (C551). Të dyja aeroplanmbajtëset janë të pajisura me avionë dhe helikopterë ushtarakë.
Ndërkohë, pak më në veri-perëndim, pikërisht në ujërat e Francës gjendet aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle”. Ajo u pozicionua në portin e Toulonit pas misionit në Egjeun Lindor.
Sëfundmi është futur në Mesdhe përmes Gjibraltarit edhe nëndetësja bërthamore britanike HMS Audacious. Ajo u filmua sëfundmi në ngushticën e Gjibraltarit duke bërë kalimin për në brendësi të ujërave të Mesdheut.
Sa i përket rusëve, pjesa dërrmuese e flotës së tyre është përreth portit të Tartusit, përveç kryqëzorit “Marshall Ustinov” që gjendet në jug të Kretës.
Kjo anije është e ngjashme me atë “Moskva” që u fundos pak ditë më parë në detin e Zi nga ukranasit. Me fundosjen e “Moskvës”, rusët kanë humbur shumë nga kontrolli ajror dhe detar në luftë me Ukrainën.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aeroplanmbajtësja#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Dmth nqse këto goditen, e hamë kot edhe ne 😁

bledi.hebeja