Top News - Avioni ‘top-secret’ ra në Mesdhe / F-35 i Britanisë nxirret nga fundi i detit

preview_player
Показать описание
Ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga fundi i Mesdheut, avionin luftarak F-35 që u rrëzua ndërs po ngrihej në fluturim nga aeroplanmbajtësja Mbretëresha Elizabetë. “Operacioni për nxjerrjen e F-35-ës britanik nga deti mesdhe u mbyll me sukses”, tha ministria britanike e mbrojtjes në një deklaratë. Komandanti i forcave ajrore të NATO-s, tha se ekipet italiane dhe amerikane kishin mbështetur operacionin e nxjerrjes së tij nga fundi i detit. Avioni amerikan i sofistikuar F-35 ra në det më 17 nëntor ndërsa po ngrihej nga aeroplanmbajtësja britanike, që po kthehej nga një mision në rajonin e indo-paqesorit. Një video e marrë nga bordi u publikua në mediat britanike dhe tregonte avionin që lëvizte ngadalë në rampën në fund të anijes dhe binte më pas në det. Piloti kishte mundur të katapultohej në kohë nga kabina. Një marinar i dyshuar se ka nxjerrë videon raportohet se ëhstë arrestuar. Zyrtarët shprehën shqetësim pas aksidentit se mos Rusia do të mund ta shtinte e para në dorë avionin e rrëzuar në det pasi ky i fundit përmban teknologji shumë sekrete që uashingtoni nuk do të donte të zbulohej. Sidoqoftë, zyrtarët nuk dhanë më shumë detaje për operacionin e nxjerrjes së avionit nga fundi i detit, duke cituar nevojën për fshehtësi. Britania ka 21 avionë F-35 B të prodhuar në shba, pjesa më e madhe e tyre të vendosur në dy luftanije moderne, mbretëresha elizabetë dhe Princi i Uellsit. Secili prej tyre kushton më shumë se 100 milionë euro.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Avioni#Mesdhe#TopChannel
Рекомендации по теме