Top News – SHBA dërgon aeroplanmbajtësen modern në Ballkan, ankorohet në ujërat e Splitit

preview_player
Показать описание
Ka zbarkuar në portin e Splitit në Kroaci, aeroplanmbajtësja më e re dhe më modern e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gerad R. Ford, bashkë me një grup prej 4600 marinarësh dhe personeli ushtarak.
Ajo ëshët ankoruar në portin e Splitit, duke u bërë e treat luftanije amerikane, që mbërrin në Kroaci në harkun e 18 muajve të fundit, teksa autoritetet amerikane shprehen e kjo konfirmon vendosmërinë e SHBA-ve për mbrojtjen e paqes në rajon.
“Prezenca jonë këtu tregon vendosmërinë dhe përkushtimin tonë për të përparuar drejt paqes dhe stabilitetit në rajon. E mirëpresim këtë mundësi që ekipet tona të shijojnë shtetin e bukur dhe ta përjetojnë kulturën kroate, por edhe të ndërtojnë marrëdhënie të fuqishme në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kroacisë, bazuar në vlerat e përbashkëta”, ka thënë admirali Erik J. Eslich, komandanti i grupit luftarak të aeroplanmbajtëses.
Aeroplanmbajtësja Gerard R. Ford është 332 metra e gjatë dhe 40 metra e gjerë, teksa pista arrin në gjerësi prej 78 metrash. Ajo kushtoi 12.8 miliardë dollarë dhe mund të lundrojë për 20 vjet pa pasur nevojën e furnizimit me karburant.
Anija është nisur nga Norfollku i Shteteve të Bashkuara në maj, dhe fillimisht ka arritur në ujërat e Norvegjisë, për të arritur më vonë në Mesdhe. Nuk dihet sa gjatë do të qëndrojë anija në ujërat e Krocisë, por aty pritet të kryejnë vizita zyrtarë të ushtrisë kroate dhe zyrtarë tjerë civilë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Aeroplanmbajtëse#Split
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

13 miliarde us dollar kosto dhe me motor 100% me energji berthamore

IronMaiden