Top Channel/ Pekini në alarm, aeroplanmbajtësja gjigande britanike drejt Detit të Kinës Jugore!

preview_player
Показать описание
HMS Queen Elizabeth, aeroplanmbajtësja më e madhe e flotës britanike dhe anijet shoqëruese të saj, kaluan kanalin e Suezit e tashmë ndodhen në Detin e Kuq. Kalimi nëpër këtë kanal ishte pjesë e udhëtimit 28 javor të saj, i cili është dhe i pari për gjigandin britanik, që shoqërohet nga avionë të Royal Air Force si dhe F 35 amerikane. Në grupin shoqërues bëjnë pjesë edhe dy luftanije tip 45, dy frigata tip 23 dhe dy mjete detare mbështetëse, përfshirë HMS Defender dhe fregatën holandeze HNLMS Evertsen, të përfshira që të dyja së fundi në përplasje me anijet ruse në Detin e Zi. Hyrja në Detin e Kuq përbën fazën e dytë të zhvendosjes që nisi në 22 maj dhe do ta cojë aeroplanmbajtësen britanik në Oqeanin Paqësor përmes Detit të Kinës Jugore. Në 22 qershor, një skuadrilje e forcave ajrore britanike, “The Dambusters” dhe The “Ëake Island Avengers” të marinës amerikane, fluturuan në mbështetje të një operacioni kundër Isis-it, duke shënuar të parën herë që prej vitit 2010 që ndërmerren misione luftarake nga një aeroplanmbajtëse britanike. Tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë shtuar ndjeshëm së fundi. Fuqia ekonomike i jep Kinës ndikim më të madh gjeopolitik dhe nën udhëheqësin Xi Jinping është e qartë se Pekini synon të zërë vendin e Amerikës për të diktuar vizionin e saj për rendin botëror.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#HMSQueenElizabeth#Pekin#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ooo skan Byth as Amerika.as Anglija.të fillojn konflikt më kinen.

gramozistrefi
Автор

Po zihet dicka, cdo dite armatime nga gjitha vendet

beto
Автор

E bëri ne brek kina, imagjinoni 1.5 milliard brek mbi anijet britanike ( të lagta )?

elvisshahu
Автор

Po kinez ma kush po ju jep rendin kinezve o goc po eshte koha per luft 2022, ti shaj ngaqe jan kinez jo, por rendin jo nuk do mundet as kina as ata, jam i bindur se jo sepse plani shum her kapercen kapacitetin.

enasena
Автор

Laj thaj ket aeroplanmbajtese ka anglia tashti per tashti

georgemcmilan