Top News - Luftanijet amerikane në Tajvan / Kalojnë ngushticën, hera e parë pas vizitës së Pelosit

preview_player
Показать описание
Dy anije luftarake amerikane kaluan përmes ngushticës së Tajvanit të dielën, në udhëtimin e parë të tyre të bërë publik që kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin, në fillim të muajit gusht. ‘USS Antietam’ dhe ‘USS Chancellorsville’ kryen një lundrim rutinë njoftoi Flota e 7-të amerikane.
Kina ka kryer shumë stërvitje ushtarake në ngushticë në një përpjekje për të ndëshkuar Tajvanin pas vizitës së zonjës Pelosi në ishullin e vetëqeverisur pavarësisht kërcënimeve të Pekinit. Kina ka dërguar një numër të madh anijesh luftarake në ngushticën e Tajvanit dhe ujërat përreth tij. Po kështu ka gjuajtur me raketa me rreze të gjatë veprimi si dhe ka fluturuar avionë luftarakë të afërsi të ishullit. Pekini e sheh ishullin si pjesë të territorit të vet dhe kundërshton çdo vizitë nga zyrtarë të qeverive të huaja. Shtetet e Bashkuara i dërgojnë rregullisht anijet e saj nëpër ngushticën e Tajvanit si pjesë e atyre që Uashingtoni i quan manovra në kuadër të lirisë së lundrimit. Ngushtica 160 kilometra e gjerë ndan Tajvanin nga Kina.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Luftanijet#Tajvan#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Amerika Nato është forca më e madhe në botë e ashtu do të jetë përgjithmonë.

mimozahalimi