I mori jetën me grushta ndërtuesit në Vlorë, ja dëshmia e djalit të anëtares së KLP: U vetëmbrojta!

preview_player
Показать описание
#oranews #reimeta #vdesndertuesi #vlore #policiaevlores #ArmandoMeshau

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën mesditën e së hënës, ku 33-vjeçari Rei Meta, që është dhe djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, goditi për vdekje me grushte 55-vjeçarin, Armando Meshau. Nga raportimet për ngjarjen u mësua se viktima kishte dalë nga një zyrë noterie afër Gjykatës së Vlorës dhe ka hyrë brenda një qendre interneti për të printuar disa dokumente.

Aty ka shkuar edhe punonjësi i Doganave, Rei Meta, i cili fillimisht ka replikuar me viktimën për konflikin që kishin për një pronë dhe më pas e ka goditur me 2 grushte që kanë rezultuar fatale për 55-vjeçarin. I riu e ka qëlluar me një grusht në fytyrë dhe një në pjesën e pasme të kokës Armando Meshaun, i cili ka rënë në tokë, dhe Rei Meta më pas është larguar nga vendngjarja.

Ai është arrestuar rreth 4 orë më vonë në zonën e Lungomares nga uniformat blu.

Në dëshmitë e tij të disatin për këtë ngjarje, mësohet se Meta ka mbajtur një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes. Sipas burimeve të policisë, Meta ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë, teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht, sipas tij, pasi të dy do të printonin disa dokumente.

Rei Meta ka kallëzuar, gjithashtu, se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur kur konflikti është përshkallzuar.

Meta gjithashtu ka treguar se e ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjeçari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rjedhojë e grushtave.

Sipas tij, vdekja e 55-vjecarit pretendohet të jetë aksidentale.

Në anën tjetër burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Meta fuste shpeshherë sekser për pronat në Vlorë.

Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës.

Meta kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrveshjeve të mbante dhe ai përfitime. Në këtë rast, është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau viktima e ka gjetur dakortësinë me palën e tretë.

Meta pretendonte se viktima duhet t’i jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të policisë do të japin një version të saktë të ngjarjes. Në lidhje me pamjet filmike policia vijon të mbetet e rezervuar dhe nuk ka një version zyrtar për to, apo për komplet ngjarjen në fjlalë. Detaje të reja priten në vazhdim.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме