Kapet autori i vrasjes në Bllok/ 25-vjeçari i mori jetën një personi pas goditjeve me grusht -

preview_player
Показать описание
Pesë muaj i ka zgjatur arratia Henri Gjapit, i cili akuzohet si autori i ngjarjes së rëndë ku humbi jetën Gentian Talja.25-vjeçari u arrestua menjëherë sapo mbërriti në Rinas, pasi më herët ishte shpallur në kërkim nga policia.Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 31 marsit të këtij viti, ku autori dhe viktima u përleshën në zonën e ish-Bllokut.Gjapi dhe Talja kishin dalë në gjendje të dehur nga lokalet ku po konsumonin alkool dhe më pas janë përleshur me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi me fjalët “pse më shikon”,  dhe më pas ata u goditën me grushte.Talja pasi  u rrëzua u ngrit për një moment, por si pasojë e goditjes së kokës në trotuar u rrëzua sërish pa ndenja. Ai u dërgua në spitalin e Traumës.Fillimisht autori u mor në pyetje dhe u la i lirë. Disa orë më vonë gjendja shëndetësore e të plagosurit u përkeqësua dhe u fut në intubim në gjendje kome. Disa ditë më pas, si pasojë e dëmtimeve në kokë, Gentian Talja ndërroi jetë në spital, ndërsa ndaj 25-vjeçarit u ngrit akuza për vrasje. Henri Gjapi u arratis dhe u shpall në kërkim dhe arrestimi i tij u bë 5 muaj pas krimit.
Рекомендации по теме