Aksidenti në Yzberisht: Avdillari po udhëtonte me 180 km/orë, gjykata lë në arrest shtëpie shoferen

preview_player
Показать описание
#oranews

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest shtëpie për Ankela Mulletin, drejtuese e mjetit me të cilin u përplas 45-vjeçari fatmir avdillari I cili humbi jetën në zonën e Uzberishtit në kryeqytet.

Vendimi u dha nga Gjykata e Tiranës pas kërkesës së prokurorisë e cila e akuzon 39 vjecaren për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, bazuar edhe në videon e ngjarjes, ku ajo kthen mjetin në kryqëzim duke i prerë rrugën motorit.

Megjithatë ekspertiza e bere në vendin e ngjarjes ka nxjerre se 45 vjecari, Avdillari i cili humbi jetën si rezultat i përplasjes, ishte duke udhëtuar me motor me shpejtësi prej 180 kilometra në orë, tej çdo limiti për aksin.

Fatmir Avdillari njihej si person me precedentë penalë për plagosje me armë zjarri dhe përfshirje në trafik droge.

E gjithë skena e aksidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë të aksit rrugor ku shihet qartë e gjithë ngjarja e cila u bë shkak edhe për bllokimin e lëvizjes së mjeteve për disa minuta.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме