Top Channel/ “Po mbajmë zi për vajzën, ule zërin”. Sherri i nisur që i mori jetën 65-vjeçarit

preview_player
Показать описание
Vrasja brenda banesës së tij në fshatin Gjashtë në periferi të Sarandës e Gëzim Bizgjonit 62 vjeç ka tronditur banorët dhe ata që e njihnin viktimën. Vrasja tashmë është provuar se është kryer nga Admir Beqiri 40 vjeç të cilin viktima e kishte strehuar në shtëpinë e tij familjarisht prej një viti. Admir Beqiri dyshohet se në gjendje të dehur është konfliktuar fillimisht verbalisht me viktimën pasi Gëzimi i ka kërkuar të ulë volumin e muzikës.
Familja Bizgjoni ishte në zi për humbjen e vajzës së tyre 29 vjeç vetëm rreth 20 ditë më parë nga një sëmundje e rëndë. Pasi kërkesa është i injoruar Gëzim Bizgjoni i ka kërkuar 40 vjeçarit të largohet nga banesa e tij. Pas këtij momenti 40 vjeçari e ka goditur bujtësin e tij me shishen e qelqtë të alkoolit që po konsumonte ne fytyrë dhe në kokë. Dëshmitarët në vendngjarje konfirmuan për hetuesit se 62 vjeçari është goditur më tej me grushta dhe shqelma dhe ka humbur jetën prej plagëve të marra. Provat e sulmit agresiv u konfirmuan nga kriminalistët. 

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Saranda#TopChannelNews
Рекомендации по теме