Vrau me grushta inxhinierin, djali i anëtares së KLP del para Gjykatës, akuza: Vrasje nga pakujdesia

preview_player
Показать описание
#oranews #reimeta #vrasjemegrushta #vretmegrushta #armandomeshau #vlore #goditjemegrushta

Këtë të premte po mbahet seanca gjyqësore ku do të vendoset masa e arrestit për Rei Meta, 33-vjeçari që ditën e hënë goditi me grusht inxhinierin Armando Meshau. Si pasojë e goditjeve Meshau ndërroi jetë pak minuta pas goditjeve. Doganieri 33-vjeçar ka mbërritur në gjykatë dhe pritet që pas pak minutash të nis mbajtja e masës së arrestit. Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitu (Meta) u arrestua të hënën me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Si masë paraprake sot prokuroria ka kërkuar burg për të riun, masë që pritet të pranohet edhe nga gjykata.

Zyrtarisht policia njoftoi se mes dy personave pati një përplasje për “motive të dobëta”, por policia dyshon se Meta kishte shërbyer si sekser për viktimën për një problem me pronat që ky kishte në Vlorë dhe se Meshau nuk i kishte dhënë shpërblimin. Meta dyshohet se ka përdorur emrin e së ëmës, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të nxjerrë përfitime, duke pretenduar se mund të zgjidhte probleme të pronave. Në rastin që solli konfliktin, Armando Meshau viktima, pretendonte se e kishte gjetur vetë dakordsinë me palën e tretë dhe kishte refuzuar t’i kalonte Metës një apartament që do ishte pagesa e tij për ndërmjetësimin. Kjo solli përplasjen në një kancelari dhe pas debatit me fjalë, dy personat janë qëlluar me grushte që sollën rrëzimin dhe më pas vdekjen e Meshaut. Por vetë Meta e ka mohuar këtë. Ai ka pretenduar se ka qëlluar me grushte Meshaun për t’u vetëmbrojtur dhe se kishte qenë ndërtuesi që e kishte sharë dhe qëlluar i pari.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме