Top News - Burg ish oficeri i policisë gjyqësore/Mori 2 mijë euro për lirim të arrestuarit me drogë

preview_player
Показать описание
Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite burg ish-oficerin e policisë gjyqësore, Sokol Cenameti, pasi e gjeti fajtor për akuzën e korrupsionit.
Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Gjatë shqyrtimit, SPAK provoi para gjykatës se Cenameti kishte marrë 2 mijë euro nga të afërm të një personi të kapur për drogë, duke u premtuar atyre lirimin e tij. Sipas dosjes së SPAK, Canameti ka ushtruar presion ndaj të arrestuarit Erjon Kuzari duke i kërkuar këtij të fundit shumën prej 2000 euro në këmbim të lënies të lirë. Ai e ka kërcënuar se nëse nuk i gjente paratë, do ta gjente kudo që të ishte.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-oficeri i policisë gjyqësore do të vuajë 2 vite burg, ndërsa për 5 vite i ndalohet e drejta për të ushtruar funksione publike.
Gjykata dënoi me nga 1 vit e 4 muaj burgim, të konvertuar në shërbim prove edhe dy shtetasit Erjon dhe Flatin Kuzari.
Sipas SPAK, Erjon dhe Flatin Kuzari, në 10 tetor të vitit 2022 i kishin dhënë paratë Cenametit në këmbim të lënies të lirë të Erjon Kuzarit, i kapur nga policia me kokainë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#SPAK#Droge
Рекомендации по теме