Top News - Korrupsion në gjykatën e Kukësit/ Lihet në burg ish-avokati, liroi një polic

preview_player
Показать описание
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg avokatin Arian Cengu, i arrestuar të martën e 26 shtatorit.
Avokati, ish-shofer në prokurorinë e Kukësit është arrestuar me urdhër të SPAK me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm me qëllim lirimin e një të prangosuri.
Akuza lidhet me një proces gjyqësor të dy viteve më parë. Cengu, asokohe avokat, akuzohet se ka ndikuar në mënyrë të paligjshme, më datë 5 mars të vitit 2021 për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj Fatri Iseberi, ish-polic kufiri në Morinë, arrestuar e akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Policia njofton se ndalimi i tij është finalizuar si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Ndërkaq, pas lirimit nga burgu, Fatri Iseberi ka arritur të punësohet në Policinë e Shtetit, por në vitin 2022, përfundoi sërish në pranga. Ai rezultoi nga përgjimet, si i implikuar në aferën e kalimeve të paligjshme në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës, në këmbim të parave.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Gjykata#Kukes#Korrupsion
Рекомендации по теме