Top News - Ish-kryeprokurori që fshehu pasurinë/ SPAK-dy vjet burg dhe 5 vjet pa funksion publik

preview_player
Показать описание
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla rrezikon 2 vjet heqje lirie dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike. SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor të ish prokurorit për disa akuza, por më kryesorja fshehja e pasurisë.

Ish prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla akuzohet për veprat penale refuzim për deklarim, mos deklarim ose fshehje të deklarimit të pasurisë, në tre raste.

Ndërkohë më herët ish prokurori është hetuar edhe pastrim parash, pretendime të cilat janë rrëzuar dhe aktualisht Adriatik Llalla gjykohet vetëm për fshehje të pasurisë.

Sipas SPAK, Llalla akuzohet se e ka kryer këtë vepër penale tre herë. Prokurori i çështjes, Klodian Braho i kërkoi gjykatës deklarimin fajtor të Llallës për veprën penale të fshehjes së pasurisë dhe dënimin e tij me 2 vjet heqje lirie. Nëse gjendet fajtor Llalla do të përfitojë nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar uljen e 1/3 së dënimit, duke mbetur si dënim përfundimtar në masën 1 vit e 4 muaj burgim.
Akuza e ngritur sipas nenit 257/a, paragrafi i dytë parashikon dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg. Gjithashtu ndaj Llallës u kërkua si dënim plotësues përjashtimi nga Shërbimi Publik për 5 vite. Më herët për shkak të dorëheqjes, ndaj Llallës është sanksionuar prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndalimi 15 vjet për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#AdriatikLlalla#SPAK#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ore kaq dënohet një person që nuk paguan faturën elektrike 😂🤣

Delocaj
Автор

Me 20 milion € qe ka ven ky un bej 5 vjet burg !

ALBERTUSE
Автор

Bo bo 2 vjet burg ca bht 2 vjet burg gjykat ajde drejtesi ajde po kalbeni 20 e meriton e pak i ka

ilircoku
Автор

Obobo kaq pak ai duhet te denohet me teper

dianakurbini
Автор

Ankimimi ka me i dhan 1 muj pun n komunitet me milonat e eurove qe ka jeton per shum breza si pasha🤣🤣🤣

kinglion
Автор

Dy vjet burg per kte te korrutuar!!! Kushririn tim e kan denuar 3 muaj burg para 10 vitesh per energji elektrike!😀hajde SPAK hajde me mir ndrrojeni emrin bejeni KAPS.

rocia
Автор

Une them hic mos denohet por ama pasuria ti konfiskohet dhe ti konfiskohet diploma e shkolles.

KK-vwkp
Автор

U MBARS MALI E POLLI NJE MI . SE DREJTESIA GJYKON KESHTU SHQIPERINE E MORI LUMI . SHPRESOJME TE JETE ENDER

thomaqstrati