Top News/ Fshehu pasurinë/ SPAK kërkon burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses

preview_player
Показать описание
SPKA ka kërkuar 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese Fatos Lulo, i cili akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose ose fshehje pasurie. Sipas SPAK, dënimi duhet të pezullohet duke u konvertuar në 2 vjet shërbim prove.
Bazuar tek hetimet e prokurorisë së posaccme Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit. Lidhur me këtë dosje, Lulo pritet që në seancën e radhës të paraqesi argumentat e tij për të kundërshtuar akuzën. Gjyqtari Kushtetues u shkarkua nga shkalla e parë e vetingut më 23 mars vitit 2018.
Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.
Fatos Lulo ishte i pari që iu nënshtrua procesit të vetingut dhe gjithashtu i pari që humbi vendin e punës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se pasuria e tij nuk mund të justifikohet me burime të ligjshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Kerkesa#SPAK
Рекомендации по теме