Top News - Burg përjetë për ish-policin shqiptar/Gëzim Alla masakroi me çekiç gruan e tij në Itali

preview_player
Показать описание
Autoritetet ligjore italiane kanë kërkuar burgim të përjetshëm për muratorin dhe ish policin shqiptar, Gëzim Alla, 52-vjeçari I cili vrau gruan e tij Dorina Alla me 12 goditje çekiçi në kokë.
Ngjarja ndodhi më 18 prill 2021 në shtëpinë e tyre në Viçenca, ku ndodheshin dhe fëmijët e çiftit.
Kërkesa për burgim të përjetshëm mbërriti në Gjykatën e Assizes në Viçenca nga prokurorja publike e cila pasi analizoi dinamikën e ngjarjes, vendosi të konfigurojë rrethanën rënduese të krimit për goditjet e shumta që I janë bërë gruas.
Sipas mediave italiane, ajo ka pësuar një duzinë me goditje.
Dëshmi për këtë janë gërvishtjet në mur, së bashku me spërkatjet e gjakut, të identifikuara nga specialistët e hetimit.
Shqiptaari, I cili jetonte prej vitesh në Pove, po mbrohet nga avokatja Chiara Bellini e cila tashmë do të duhet të argumentojë mbrojtjen në seancën e 22 dhjetorit të këtij viti.
Ndërkohë në seancën e së premtes, u dëgjua eksperti psikiatrik, I cili e cilësoi të pandehur si të aftë mendërisht.
Ndërsa humbja e kujtesës së autorit për mënyrën se si ka ndodhur krimi, është një amnezi e ardhur nga ngjarja traumatike.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, Gëzim Alla është përballur me gruan e tij pasi kjo e fundit dëshironte të ndahej.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#GëzimAlla#Vendimi
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Korbaa korba korba ai ishalla nuk jetokerka 100 vjec..

ariari