Top News - Masakroi pyjet e Fushë Arrëzit/ Arrest me burg ish-kryebashkiakut, Fran Tuci

preview_player
Показать описание
Gjykata e Posaccme ka lënë në burg ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Franc Tuci, i arrestuar dy ditë më parë për shpërdorim detyre.
Ai dyshohet se ka lejuar hapjen e një rruge 1.8km në FUshë-Arrëz, duke shkaktuar dëm 234mln lekë në Fondin Pyjor. Për administratorin e Iballës, Ndoc Marku, Gjykata caktoi arrest shtëpie, ndërsa për Fadromistin Durim Markgjekaj u caktua “detyrim paraqitje”, ndonëse ai vijon të jetë në arrati.
Organi I akuzës shprehet se nga veprimet hetimore, ka rezultuar se Tuci në bashkëpunim me ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.
Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai e fitoi mandatin me 50.62% të votave, duke lënë pas kandidatin e koalicionit APPD me 49.38 përqind të votave.
Në kohën kur ishte në krye të Bashkisë, Fran Tucit iu arrestua dhe vëllai Alberti, I cili ra në prangat e policisë gjatë një operacioni antidrogë, të koduar Shën Mëri 2020.

op News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews# FranTuci#Akuzat
Рекомендации по теме