Top News-Ekzekutimi i ish-policit / SPAK kërkon 19 vite burg për autorin

preview_player
Показать описание
Prokruroria e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 19 vite burg për Blendi Tetën, I akuzuar kreysorë për vrasjen e ish policit Santiagio Malkos. Teta është personi i dytë I arrestuar për këtë cështje, mirëpo ndërsa është marrë në pyetje nga autoritetet për vrasjes e Malkos, në asnjë moment nuk ka pranur se ai ka gisht në atë ngjarje. Ish-poici Santiago Malko u ekzektua me armë zjarri në makinën e tij tip BMW X5 në zonë e Xhamllikut në Tiranë, më datë 27 gusht të vitit 2019. Pas atentatit, autorët u larguan menjëherë nga vendi I ngjarjes, ndërsa prokuroria vuri në pranga 8 persona në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa personat e tjerë vijojnë të jenë në kërkim dhe gjykimi për Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Oltian Loga, Aleksander Manxhaku dhe Dritan Agaj, është pezulluar. Teta mësohet se ka qenë punonjës i një pike bastesh në të cilin dyshohet se ishte përfshirë edhe ish- polici i vrarë Santiago Malko. Sipas prokurorisë Blendi Teta së bashku me dy persona të tjerë, pasi janë takuar në një lokal në zonën e freskut, kanë ndjekur lëvizjet e ish-efektivit Malko, deri pak momente para ekzekutimit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SPAK#Ekzekutimi#TopChannel
Рекомендации по теме