Top News - Niset për kurim në Turqi/ Ish kryeprokurori Llalla me covid

preview_player
Показать описание
Ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe prej disa ditësh ishte duke marrë trajtim në një nga spitalet covid në tiranë. Por për shkak të gjendjes së rënduar mësohet se kreu i akuzës është nisur me urgjencë për në Turqi për të marrë trajtim të specializuar për koronavirusin. Gjendja shëndetësore e Adiatk Llalës mësohet se është rënduar gjatë së enjtes dhe më pas ai dhe familjarët kanë vendosur që të shkonte për të vazhduar ecurinë e sëmundjes në Turqi. Kujtojmë se ndaj ish kreut të prokurorisë ka pasur edhe ndjekje penale për shpërdorim detyre, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amërikës e kanë futur në listën e zezë të personave që nuk u lejohet hyrja në tokën e premtuar. Pas largimit nga posti i prokurorit, Llalla ka zgjedhur të ruajë një profil të ulët, duke qene tërësisht i tërhequr nga jeta publike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#AdriatikLlalla#Turkey#TopChannel
Рекомендации по теме